Paraburgim të pandehurve për sulm ndaj Policisë së Kosovës
Kamenicë – Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë ka vendosur masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj tre të pandehurve R.M.,E.M. dhe B.F. Të pandehurit në fjalë kanë sulmuar policët që kanë qenë me detyrë zyrtare për ruajtjen e vijës kufitare në fshatin Karaçevë, gjithashtu duke dashur të i ikin veprës penale kanë fyer dhe grisur edhe uniformën zyrtare.
Me këtë rast dyshohet se i pandehuri R.M. dhe E.M. kanë kryer veprën penale: bashkëkryerje dhe bashkëveprim në pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.
Ndërsa i pandehuri B.F. dyshohet se ka kryer veprën penale: sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/


