Uji Dea

Zymberi: Mbi 2000 pako ushqimore kemi shpërndarë për familjet në nevojë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtori i Qendrës për Punës Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi, në konferencën e sotme për media, ka thënë se gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, janë shpërndarë mbi 2000 pako ushqimore për familjet në nevojë.

“Karakteristikë e QPS-së për këtë gjashtë mujor është vullneti për punë dhe vetëmohimi. Punëtorët social shkojnë përtej mundësive të veta për të arritur atë që dëshirohet. Gjatë kësaj periudhe kemi shpërndarë mbi 2000 pako ushqimore për familjet në nevojë, me të cilat kemi arritur t’ua lehtësojmë jetën sado pak. Ndërkaq, mbi 1095 familje janë të verifikuara dhe marrin asistencë sociale. Pra me ekipin tonë profesional dhe me mbështetjen e Komunës së Gjilanit, kemi arritur t’i përmbushim kërkesat e qytetarëve”, ka thënë Zymberi.

Zymberi tha se ka një vetëdijesim të qytetarëve sa i përket dhunës në familje dhe aspektet tjera, të cilët çdo ditë me më shumë i drejtohen institucioneve përkatëse.

Uji Dea

Zymberi ka dhënë edhe informatën se krahasuar me gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar, viktimat e dhunës në familje janë në rritje për 12 raste më shumë, delikuenca e të rriturve është shtuar për 23 raste, ndërkaq fëmijë të përfshirë në punë të rënda janë pesë raste me pak se në vitin e kaluar.

“Të gjitha këto raste që janë adresuar në Qendrën për Punë Sociale i kemi trajtuar në mënyrën më profesionale të mundshme”, tha Murseli

Në fund, ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i ndihmojnë familjet me gjendje të rëndë sociale, duke iu drejtuar Qendrës për Punë Sociale, meqë e posedon listën e saktë e familjeve në nevojë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.