Profesori universitar godet analistët e Shqipërisë, ende vareni nga Kosova
Gjilan – Rreth zhvillimeve të fundit se a duhet të kemi një kombëtare apo secila të ketë ekipin e vet ka reaguar edhe profesori universitar Flamur Hyseni. Ai thotë se analistët e Shqipërisë po tregohen shkurtë pamës sepse Shqipëria gati dy dekada është e varur nga Kosova.
“Tentimi i disa (jo) zyrtarëve të Shqipërisë (analista universal që për futboll kanë dëgjuar dy vitet e fundit veç kur kjo është bërë shumë aktuale në mesin e shoqërive tona) për të rivalizuar raportin sportiv me Kosovën, sidomos në futboll është shkurt pamësi që mund të ketë pasojë dëmtimin për Kosovën” ka thënë Flamur Hyseni.
“Është e pa kuptueshme se pse po bëhet kjo, kur dihet se sidomos në futboll për gati dy dekada Shqipëria është e varur nga Kosova dhe vazhdon tutje këtë vartësi. Po rrezikohet shanca që në vend të bashkëpunimit për tu dalluar në sport në nivel botëror, po provokojmë të përsërisim historinë e angazhimit kundër vet vetes” tha Flamur Hyseni për rajonipress.
”Shqipëria (jo) politike e futbollit me këtë qasje rrezikon të kthehet në nivelin e viteve të ’90-ta kur nuk e kishte as nivelin e afërt që e ka sot Kosova” mendon Hyseni./rajonipress/


