Eko Higjiena

Një autoambulancë dhe një minibus për pacientët e Hemodializës, dhuratë nga Japonia

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka pranuar dje nga qeveria japoneze një donacion prej dy automjeteve. Njëri automjet do të shërbej si autoambulancë e tjetra për pacientet e Hemodializës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, kanë vizituar dje personelin mjekësor të QKMF-së në Viti, pas pranimit të donacionit nga populli japonez që kap vlerën e rreth 60 mijë eurove.

Me këtë rast Kryetari Haliti dhe Drejtori Aliu i kanë uruar mjekët për donacionin e fituar duke falënderuar popullin japonez për bujarinë e tyre që përmes donacioneve të tilla të ju dal në ndihmë qytetarëve të komunës së Vitisë.

Hidromorava

Haliti gjithashtu më pas ka bashkëbiseduar me personelin e QKMF-së në Viti, ku ndër tjerash tha se komuna e Vitisë, po synon të krijoj kushte sa më të mira si për qytetarët që marrin shërbime në këtë qendër ashtu edhe për personelin e QKMF-së në Viti.

Ndërkaq Xhemajl Arapi, Drejtor i QKMF “Nëna Terezë” në Viti, ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë, ka aplikuar për këtë donacion në qeverinë japoneze para më shumë se një viti dhe se fatmirësisht ata janë përfitues të saj.

Ai pasi që shprehi falënderimet për popullin japonez dhe qeverinë e këtij vendi, potencoi se një automjet do të shfrytëzohet si autoambulancë ndërsa minibusi do të jetë në shërbim të pacientëve të Hemodializës, duke nënvizuar se fatkeqësisht numri i pacientëve të prekur nga kjo sëmundje në territorin e komunës së Vitisë është mjaftë i madh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.