FIDANISHTJA

S’ka Asociacion pa shuarjen e strukturave paralele

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se pa shuarjen e plotë të strukturave paralele nuk do të fillojë hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërsa Lista Serbe pret themelimin e menjëhershëm të Asociacionit, pas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin.

Pas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin në mes Kosovës dhe Serbisë, ku shteti i Kosovës do të marrë kodin telefonik +383, përfaqësuesit serbë po presin që të fillojë hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Mirëpo, krerët e institucioneve vendore thonë se nuk është vetëm Marrëveshja për Telekomunikacionin ajo që do të mundësojë zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e AKS-së, por edhe shuarja e plotë e strukturave paralele të Serbisë që vazhdojnë të operojnë ilegalisht në Kosovë.

Mobi Casa

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për gazetën “Zëri” se ata do të japin dritën e gjelbër për themelimin e Asociacionit, vetëm kur të bëhet verifikimi i gjendjes në terren se janë shuar të gjitha strukturat paralele./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.