FIDANISHTJA

Analistët Ymerit: Kosova nuk është e jotja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deklarata e fundit të liderit të Lëvizjes Vetëvendose, Visar Ymeri ka ngjallur reagime të shumë tek qytetarët e Kosovës. Ymeri, insiston se Kombëtarja Shqiptare është unifikuesja e vetme e Shqiptarëve ndërkaq nuk flet për atë të Kosovës.Analistët politikë, këto deklarata të Ymerit i kanë quajtur të pamatura, por të qëllimshme. Sipas tyre Ymeri i fiton votat në Kosovë dhe jo diku tjetër

Anasliti politik, Halil Matoshi ka thënë për “zeri.info”, se Ymeri është thjeshtë integrist manipulator, ku sipas tij ai i fiton votat në Kosovë dhe jo në Mallakastër dhe paguhet nga paratë e taksapagueseve të varfër të Kosovës.

“Visar Ymeri është thjeshtë integrist manipulator, sepse i fiton votat në Kosovë e jo në Mallakastër dhe paguhet nga paratë e taksapagueseve të varfër kosovarë e në anën tjetër mohon entitetin juridik e politike të quajtur Republikë e Kosovës, atdheun e kosovarëve”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se Ymeri mohon rendin e saj kushtetues dhe atë simbolik.

FIDANISHTJA

“Ky njeri është gënjeshtar, ai thotë se ishim bashkë e pse sot të ndarë kur dihet se kurrë në histori nuk ka ekzistuar një entitet juridik-politik i quajtur Shqipëri që ka përfshi të gjithë shqiptarët në një shtet, e sidomos jo Kosovën. Shqipëri e bashkuar me Kosovën (një pjesë të saj e jo të tërën) ishte vetëm ajo nën pushtimin fashist italian”, ka thënë Matoshi.

E në anën tjetër, Imer Mushkolaj postimet e Ymerit i ka quajtur të pamatura, por të qëllimshme.

“Të anashkalosh paraqitjen e Kosovës në Finlandë, që është një moment historik, nuk është veprim i mençur. Ti mund ta simpatizosh edhe ndonjë shtet në Afrikë, por shtetin tënd duhet ta respektosh. A është Kosova shtet edhe i Visar Ymerit? A i jep ky shtet përfitime e privilegje? A ka ai përgjegjësi ndaj këtij shteti?”, ka thënë Mushkolaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.