Eko Higjiena

Hajnat i vjedhin televizorin “Plazma” dhe i demolojnë shtëpinë, arrestohet nga policia

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në rrugën “Bajram Llovca” në Gjilan ankuesja Shqiptare shtetase e Kosovës ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të pa njohur ditë më parë kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e saj, ku kanë demoluar gjësende dhe i kanë vjedhur një televizor plazma “Philips” në vlerë prej 900 €.

Njësitet e Krimteknikës kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr disa gjurmë të shenjave papilare të gishtërinjve. Nga opinioni i ekspertit të gjurmëve të gishtërinjve dhe gjatë krahasimit janë gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari B.K.(1983) shqiptar shtetas i Kosovës është i involvuar në këtë rast “Vjedhje e Rëndë”.

ARKATANA

I dyshimti është arrestuar në shtëpinë e tij, ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të shtetit lëshohet vendimi mbi ndalimin e tij për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar ka njoftuar Ismet Hashani derisa rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë./rajonipress/