Eko Higjiena

Lutfi Haziri: Megjithatë, lajme të mira prej Brukseli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të hënën dhe të martën në Bruksel po mbahet takimi i Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane. Lidhja Demokratike e Kosovës, si e vetmja parti kosovare anëtare e këtij grupimi më të madh politik të Bashkësisë Evropiane, po përfaqësohet nga Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-se.

Ky takim ka si temë kryesore punën e organeve partiake EPP. Gjatë këtij takimi, Haziri, dha një rezyme të situatës politike në Kosovë si dhe u zotua se LDK do t’i çoj përpara proceset për të cilat është zotuar. Të pranishmit shprehën mirënjohje për kryetarin Isa Mustafa, punën e tij dhe rezultatet e mira të LDK-së.

Kjo mbledhje po mbahet në kohën kur edhe komisioni i Parlamentit Evropian (LIBE) mbajti votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

UBT

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mirëpriti votimin e këtij komisioni i cili i dha mbështetje procesit të liberalizimit. Haziri kërkoi nga EPP mbështetjen e plotë e grupit parlamentar të EPP në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

“Kosova duhet t’i përmbush kriteret e saj brenda muajit dhe sesioni plenar i asamblesë parlamentare ta mbështesë dhe votoj përfundimisht rrugën e Kosovës për liberalizimin e vizave. Tash është në dorën e vetë Kosovës dhe deputetëve të saj ta zbardhin rrugën e Kosovës drejt Europës, LDK dhe partneri mazhoritar ne PE-EPP, po punojnë bashkë që ky rekomandim të kalon në Këshillin e Ministrave, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në takimin e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.