Filluan punimet në rregullimin e parkut të qytetit në Kamenicë
Kamenicë – Rreth 128 mijë euro janë ndarë për të rregulluar parkun e qytetit në Kamenicë. Begzad Sinani është i bindur se qendra e qytetit pas këtij investimi do të marrë pamje krejtësisht tjetër.
Begzad Sinani ka thënë se pas përfundimit dhe krijimit të hapësirave të gjelbërimit parqeve, në qytet (prapa ndërtesave) dhe parkut dhe rregullimit të shtratit të lumit në Berivojcë, po vazhdojmë me rregullimin e parkut të qytetit.
Vlera e projektit është 128.000 € derisa sipas Begzad Sinanit qyteti – Qendra do të merr një pamje krejtësisht ndryshe. Projekti është me financim të UNDP-së.
Sinani ka falënderuar UNDP për bashkëpunim me komunën e Kamenicës./rajonipress/


