United Hospital

PDK: Shkolla në grila

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të gjithë kanë mundur t`i gëzohen fillimit të vitit të ri shkollor, edhe kryetari i komunës po, gjithsesi (ashtu siç e kemi thënë sot me fillim-ditë), por jo njëmijë nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Mehmet Isai”, në Gjilan, bashkë më mësimdhënësit e tyre.

Kampusi i shkollave të mesme, të cilin sot e inauguroi (fazën e parë) kryetari i Komunës me stafin e tij, duket diçka e mirë për Gjilanin; për nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, e disa shkollave të mesme që janë brenda këtij. Mirëpo, njëra prej këtyre shkollave, ajo Teknike, nga sot e ka drojën e ballafaqimit me telashe serioze për zhvillimin normal të procesit arsimor në ketë shkollë, për arsyet që duken nga secili kalimtar pranë shkollës, po edhe arsyet a atyre brenda shkollës.

Në vend që të krijohet hapësirë edhe më e madhe për shkollën, ajo tash është tkurrë nga komuna, është uzurpuar, duke i dhënë prioritet zgjerimit të rrugës, përgjatë rrethojës së oborrit të shkollës, me ç’rast, edhe atë pak oborr që ka pas kjo shkollë, tashmë grilat ia keni ofruar te hunda, madje në anën lindore, dalja është më pak se dy metra distancë mes rrugës dhe shkollës, ku e pengon zhvillimin normal të procesit mësimor.

Mobi Casa

Me anë të këtij projekti, Shkollën Teknike, komuna e ka lënë edhe pa hyrje të veten, të veçantë, gjë që, përmes një hyrje tjetër të përbashkët me nxënësit e Gjimnazit, shkaktohen vonesa për mësim, poashtu edhe konfliktet mes nxënësish të shkollave të ndryshme, janë të pashmangshme.

Edhe për rastet emergjente, ndërhyrja e zjarrfikëseve po edhe furnizimi me lëndë djegëse për shkollën, është e pamundur!

Tani, kur ne ngrejmë ketë shqetësim, qytetarët njoftojnë për një protestë në këto çaste të mësimdhënësve të kësaj shkolle, pikërisht për këto pengesa që i ka vënë komuna për shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai” në Gjilan thuhet nw reagimin e PDK-sw./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.