United Hospital

PDK: Luta, pas mikut, tani e punësoj edhe kunatën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri, do të deklarojë sot me ngazëllim, për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! Vit i mbarë për kryetarin e Gjilanit, sepse ai po vazhdon punësimin e familjarëve nëpër institucionet publike të Kosovës, personi fatlum për gjetjen e një vendi të punës kësaj radhe ishte kunata e tij, e cila më së miri i plotësojë kushtet dhe kriteret e punësimit në mesin e 150 edukatoreve të Gjilanit, që janë duke pritur me vite të tëra për një vend pune thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Sipas PDK-së, Lutfi Haziri e punësoi kunatën e tij në shkollën e Pogragjës, vetëm pas shkarkimit të drejtorit të Arsimit në Gjilan Nazmi Musa, i cili ishte bërë pengesë për punësimet sipas listave të porositura nga kryetari i komunës.

Uji Dea

Kështu e nis vitin e ri shkollor qeverisja dhe familja e Lutfi Hazirit, me punë të “hajrit”, përderisa qytetarët e Gjilanit i kanë dyert e mbyllura nëpër institucionet publike dhe komunale, ngase Luta dhe klani i tij ende janë duke i punësuar miqtë, kunatat, djemtë, vëllezërit, kusherinjt, dajallarët, tezakët, e jaranët e jaraneshat e tyre.

Jo vetëm për qytetarët, por edhe për vet kuadrot e LDK-së ka qenë i pamundur punësimi sipas ligjit, sepse deri tani për këto tri vite janë bërë punësime vetëm të familjarëve të kryetarit të komunës, të drejtorëve, “shefave” dhe zyrtarëve të lartë të shtetit si ministrave etj. Nepotizmi në Gjilan është legalizuar dhe institucionalizuar thuhet në reagimin e Komisionit për Arsim të degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.