Lugina në Çamëri!
Delegacioni nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja: Bilall Maliqi, Halim Hasani, Rexhep Abazi, Nehat Ramizi, Rrahman Hyseni, kaluan një natë në Sarandë për të marrë pjesë aktive në Konferencën e Konispolit, në mbështetje të vëllezërve të tyre çam. Në këtë konferencë të organizuar nga kryetari i kësaj shoqate Festim Lato, të pranishmit kanë ndjekur kumtesa dhe fjalimet e organizatorëve, në të cilat u kërkua zgjidhja e çështjes së Çamërisë.
Lideri shpirtëror i shkrimtarëve të Luginës së Preshevës, Bilall Maliqi, i shoqëruar nga një grup intelektualësh nga Bujanoci dhe Medvegja, iu bashkuan Shoqatës Demokratike “Çamëria” – Holandë, e cila gjatë 3-4 shtatorit, ka zhvilluar në Konispol, një konferencë paqësore për sensibilizimin e çështjes së pazgjidhur të popullit shqiptar të Çamërisë.
Delegacioni nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja: Bilall Maliqi, Halim Hasani, Rexhep Abazi, Nehat Ramizi, Rrahman Hyseni, kaluan një natë në Sarandë për të marrë pjesë aktive në Konferencën e Konispolit, në mbështetje të vëllezërve të tyre çam. Në këtë konferencë të organizuar nga kryetari i kësaj shoqate Festim Lato, të pranishmit kanë ndjekur kumtesa dhe fjalimet e organizatorëve, në të cilat u kërkua zgjidhja e çështjes së Çamërisë.
Vlen të theksohet se Lugina e Preshevës, ka qenë e pranishme edhe ne dorëzimin e Dosjes së gjenocidit grek mbi çamët e Çamërisë në Hagë, më 12 shkurt, 2016. Prokuroria Ndërkombëtare për krime kundër Njerëzimit në Hagë, e pranoi në tre gjuhë; Anglisht, Frëngjisht, dhe Gjermanisht, me katër kërkesa kryesore:
a) Njohja e gjenocidit të kryer ndaj Çamëve, me bazë Kontratën e Gjenocidit më 1948-ën. b) Riatdhesimin e të gjithë të dëbuarve çamë. c) Kthimin e të gjithë pasurisë së paluajtshme d) Hetimin për kryerjen e krimeve ndaj Njerëzimit nga qeveritë greke gjatë periudhës 1913-1945.
Këtë eveniment të lartë po e përmbyllim me një baladë çame të shkruar nga shkrimtari Bilall Xhaferi:
Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumire, u zhduk matanë largësive, mbi kreshtat e flakëve, nëpër shi. Matanë largësive u zhduke e përflakur Çamëri!
Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive. Dhe rrugët zgjaten e zgjaten në veri. Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi… Lamtumirë, Çamëri!/rajonipress/
Shoqëria Civile :Perspektiva”, në Bujanoc


