KKVITI

“Eurovision s’ka më vlera” – Vjen reagimi i parë nga familja Kelmendi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shqipëria e përfaqësuar nga Albina dhe Familja Kelmendi është radhitur e 22-ta në festivalin e 67-të të këngës ‘Eurovision Song Contest 2023′.

Ky rezultat nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e Shqipërisë.

Ka qenë bashkëshorti i Albina Kelmendit, Valon Vataj, ai i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke thënë se politika triumfoi kundër trojeve shqiptare.

Uji Dea

Vataj ka thënë se Eurovision nuk ka më vlera.

“Eurovision nga aspekti profesional e njerezore nuk ka me vlera! Familja ime eshte fituese e ruajtjes se vlerave muzikore e kombetare”, shkroi ai.