Hidromorava

Lutfi Haziri fillon vlerësimin dhe angazhimet konkrete për 9-mujorin e punës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit e ka mbledhur të shtunën në takim bordin e drejtorëve, ku tha se kanë diskutuar për fillimin e vlerësimit dhe angazhimet konkrete për 9-mujorin e punës.

“Bordi i Drejtorëve sot ka filluar vlerësimin dhe angazhimet konkrete për 9-mujorin e punës, projektet që jemi në implementim e sipër dhe mbi të gjitha po përgatitemi për fillimin e projekteve kapitale, siç është ndërtimi dhe rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit dhe shtratit të lumit “Mirusha” dhe “Stanishorka” në Gjilan, që është program tashmë i vendosur nga qeveria e Kosovës prej 7.5 milionë euro dhe përgatitjet për fillimin e ndërtimit dhe zgjerimit të rrugëve Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj, që janë korridoret më të mëdha pas korridorit Gjilan-Bujanoc”, ka thënë Haziri.

Haziri pohoi se janë në vlerësim edhe të hapjes së traseve në “Fidanishte”, te kampi “Monteeeth dhe tek “Bashqet e vjetra të qytetit”, sikurse ka shtuar se kanë vlerësuar angazhimet për funksionalizimin e Galerisë së Qytetit.

ARKATANA

Ai ka bërë të ditur se Tregu i Gjelbër do të shpallet javën e ardhshme në konkurs publik që nënkupton dizajnimin dhe pamjen e plotë të tregut.

“Tregu i Gjelbër” do t’i takoj pronarëve dhe shitësve që janë aktualisht. Do të zgjerohen kapacitetet, do të ndërtohen rrugët e reja, nyjet sanitare, parkingjet dhe gjithçka që është e nevojshme, sikur edhe integrimi i tregjeve të tjera. Këtyre programeve i kemi dhënë zgjidhje financiare dhe tash jemi në fazën e fillimit të implementimit”, ka përfunduar kryetari Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.