FIDANISHTJA

Lëvizja Qytetare “Vatra” me kuadro të ri

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kuadro nga profesione të ndryshme si nga degët e drejtësisë, Shkencat Politike, Mjekësia, Ekonomi dhe shkenca tjera sociale, janë ofruar në Lëvizjen Qytetare “Vatra”.

Me përgatitje profesionale, seriozitet, sinqeritet dhe vullnet të mirë, janë të gatshëm t`i shërbejnë qytetarëve të Kosovës Lindore që jetojnë dhe veprojnë brenda Republikës së Kosovës.

Profesionalizmi i tyre do të shërbej në integrimin,mirëqenien, dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese për qytetarët e Kosovës lindore që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kosovës.

Lëvizja Qytetare “Vatra” ka freskuar atmosferën e brendshme politike tek elektorati i saj duke zgjedhur kryetarin e ri juristin Kushtrim Kadriu-n, dhe kryesine e lëvizjes me kuadro profesionist (magjistra, doktorë, profesorë, artistë…).

”Vatra” si lëvizje është duke punuar shumë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve nga Kosova Lindore të cilët jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kosovës.

Nismat e fundit të dala nga ZPMB e cila drejtohet nga kuadrot e Lëvizjes “Vatra” është pajisje e qindra qytetarëve me leje qëndrime që zëvendësojnë letërnjoftimet për qytetarët që nuk kanë asnjë dokument identifikimi, problem i njohur qe 16 vite për Lëvizjen “Vatra”, ish udhëheqësit e saj dhe qytetarët e Kosovës lindore që jetojnë në Kosovë.

Projekti tjetër me rektoratin e universitetit “Kadri Zeka” është sigurimi i vendeve të garantuara për studentë brenda Universitetit Publik për qytetarët nga Kosova Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Fundamenti

Lëvizja Qytetare “Vatra”, mban takime me zyrtar të ndryshëm nga institucionet e Kosovës me qellim t’i ndjek nga afër politikat lokale dhe qendrore si dhe shërbimet që ju ofrohen qytetarëve nga Kosova lindore.

Lëvizja Qytetare “Vatra” është e hapur çdo ditë t’` dëgjon drejtpërdrejt ankesat, sugjerimet, kritikat dhe nevojat elementare që kanë qytetarët e Kosovës lindore të cilët jetojnë dhe veprojnë në republikën e Kosovës.

Nga ankesat e shumta është ajo për mungesën e dokumenteve-letërnjoftimit si shkak i kritereve të rënda për pajisjen me këto dokumente.

Problemi me dokumente tashme është zgjidh përkohësisht duke i pajisur qytetarët me lejeqendrim përmes MPB-së, dhe tani është në procedurë për ta zgjidhur ketë problem njëherë e mirë përmes ndryshimit të ligjit në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Shumë probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës lindore, Lëvizja qytetare “Vatra” tashmë është duke tentuar t`i zgjidh në mënyrën më të mirë të mundshme brenda kushtetutës së republikës së Kosovës.

Lëvizja qytetare “Vatra”, ka arrit deri te institucionet më të larta të vendit që përmes tyre të siguroj të drejtat elementare për qytetarët e Kosovës lindore që jetojnë dhe veprojnë në republikën e Kosovës. Prandaj qytetarët të ofrohen edhe më shumë tek Lëvizja Qytetare “Vatra”, të jenë më afër me lëvizjen, ta shohin punën, angazhimin dhe seriozitetin e saj

Lëvizja Qytetare “Vatra” është e hapur për çdo qytetar të republikës së Kosovës që dëshiron të shërbej për të mirën e vendit, për të drejtat e qytetarëve, gjithmonë brenda kushtetues së republikës së Kosovës thuhet në njoftimin e Fikri Mehmetit nga zyra për informim e Lëvizjes “Vatra”./rajonipress/