United Hospital

Thellohet deficiti tregtar në muajin mars, 405.3 milionë euro

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3% në muajin mars 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 426.8 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 405.3 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 16.1%.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2023, del se eksporti i mallrave në muajin mars 2023 kishte vlerën 81.7 milionë euro, ndërsa importi 508.5 milionë euro, që është një rënie prej (-7.7%) për eksport, si dhe një rritje prej 3.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 14.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.1% e përbëjnë produktet minerale; 3.8% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tekstili, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.3% e përbëjnë produktet minerale; 12.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.7% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 28.0 milion euro, ose rreth 34.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11.0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.2%), Italia (4.3%), Holanda (3.1%), etj.

FIDANISHTJA

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 228.1 milion Euro, ose 44.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.1%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.3%), Greqia (6.3%), Italia (6.1%), etj.

Në muajin mars 2023, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 32.0 milionë euro, ose 39.2% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-6.3%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (14.6%), Shqipëria (11.0%), Serbia (6.3%), dhe Mali i Zi (5.8%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin mars 2023, arritën në 92.5 milion euro, ose 18.2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-0.7%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.8%), Shqipëria (5.5%), dhe Maqedonia e Veriut (5.0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 21.6 milionë euro, ose 26.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (12.2%), dhe Zvicra (7.7%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 187.8 milion euro, ose 36.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14.3%) dhe Kina (8.4%).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.