Fundamenti

Liberalizimi i vizave do të ketë ndikim edhe ekonominë e Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Liberalizimi i vizave për Kosovën, do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social të Kosovës. Duke folur për Radio Kosovën ekspertë të ekonomisë, vlerësojnë se qytetarët e Kosovës në aspektin ekonomik, do të kenë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneritetit në vendet e BE-së dhe mundësi për depërtim në treg.

Kosova ka humbur shumë mundësi të mira ekonomike e fusha të tjera, nga mos lëvizja e lirë drejt vendeve të BE-së. Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur për Radio Kosovën thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, ka rëndësi ekonomike, psikologjike, politike dhe gjeostrategjike. Sipas tij, në aspektin ekonomik, do të ketë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneriteti, mundësi të teknologjisë, mundësi për arsim e depërtim në treg.“Në sektorin e drurit kemi pasur humbje të mëdha gjatë eksportit, sepse kemi eksportuar produkte të gatshme, por në pamundësi të montimit dhe përcjelljes që do të shtonin vlerën e eksportit. Kjo do të jetë një perspektivë. Shqetësuese mund të jetë që do të ketë një fluks të madh të lëvizjes dhe një sfidë për diasporën, sepse mund të ketë edhe rënie të remitancave nga diaspora në Kosovë, sepse është e pamundur që ta bartin barrën edhe të vizitave në Kosovë edhe mbajtjes së familjarëve atje”, ka theksuar Gërxhaliu.Edhe ekonomisti Muhamet Mustafa duke folur për Radio Kosovën vlerëson se kjo është një ngjarje historike për vendin dhe qytetarët e Kosovës. Liberalizmi i vizave, ka efekte pozitive në shumë fusha, thotë Mustafa.

FIDANISHTJA

LIBERALIZIMI I VIZAVE DO TË KETË NDIKIM EDHE EKONOMINË E KOSOVËS

Liberalizimi i vizave për Kosovën, do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social të Kosovës. Duke folur për Radio Kosovën ekspertë të ekonomisë, vlerësojnë se qytetarët e Kosovës në aspektin ekonomik, do të kenë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneritetit në vendet e BE-së dhe mundësi për depërtim në treg.Kosova ka humbur shumë mundësi të mira ekonomike e fusha të tjera, nga mos lëvizja e lirë drejt vendeve të BE-së. Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur për Radio Kosovën thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, ka rëndësi ekonomike, psikologjike, politike dhe gjeostrategjike. Sipas tij, në aspektin ekonomik, do të ketë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneriteti, mundësi të teknologjisë, mundësi për arsim e depërtim në treg.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.