UBT

Lozanë: Një shqiptare e suksesshme në Zyrën Qendrore Globale të “Philip Morris International”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Anis Brahimi Treni, u rekrutua në Departamentin e Komunikimit të kompanisë së njohur Global Philip Morris International, në Lozanë


Albinfo.ch shpeshherë ju sjell profile suksesi nga e mbarë diaspora, që kryesisht janë lindur, rritur dhe shkolluar në vendet e huaja.

Këtë radhë do ju sjellim një profil krejt ndryshe. Një shqiptare të sukeseshme që u shkollua në vendlindje, por nga puna dhe angazhimi i saj profesional bëri që Anis Brahimi Treni të rekrutohet në Kantonin e Lozanës, pranë Departamentin e Komunikimit Global.

Deri në 2022, Anis Brahimi Treni, punonte për kompaninë Philip Morris në Tiranë, ku ishte përgjegjëse për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Komunikimin.

Uji Dea

Ndërkohë që Zyra Qëndrore Globale e Philip Morris International, e bazuar në Lozanë, e rekrutoi në departamentin e Komunikimit Global, si pjesë e programit të zhvillimit të talenteve brenda kompanisë.

Vlen të theksohet se eksperienca e saj ka nisur në vitet e hershme në media audio-vizive dhe më pas, studimet në Shkenca Politike, e drejtuan në institucione ndërkombëtare si UNDP dhe Ambasada Italiane, për të punuar më pas për korporata amerikane në departamentet e komunikimit.

Gjate këtij viti, në Lozanë, Anis është integruar në jetën sociale të kantonit ku jeton, në grupe vendase dhe të huaj (expat) duke u bërë promovuese e vlerave shqiptare në këto komunitete, shkruan albinfo.ch.

Anis është një nga historitë e suksesit të shtetasve shqiptarë në Zvicër, që falë punës dhe integritetit, përfaqësojnë më së miri vlerat dhe promovojnë Shqipërinë.