Mobi Casa

Erdogan përshëndet rezultatin e arritur në takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përshëndetur rezultatin e arritur në takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një bisedë telefonike që ka pasur të shtunën me Kurtin, Erdogani ka shprehur mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për ta ndihmuar në këtë proces.

“U bisedua edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çfarë Presidenti Erdogan përshëndeti rezultatin e arritur, duke shprehur mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti dhe gatishmërinë për të ndihmuar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

United Hospital

Tutje, bëhet e ditur se Erdogani e ka falënderuar Kosovën për solidarizim të plotë me shtetin dhe popullin e Turqisë, i cili po kalon fatkeqësinë më të rëndë në këtë shekull pas tërmeteve në fillim të shkurtit. Presidenti turk falënderoi për vendimin për mbështetje dhe ndihma, për pjesëtarët e FSK-së që bënë kërkim-shpëtim në rrënoja si dhe për shpalljen e ditës së zisë në Kosovë.

“Në emër të Qeverisë së Republikës dhe popullit të Kosovës, Kryeministri Kurti i shprehu edhe njëherë ngushëllime Presidentit Erdogan, e përmes tij, familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Turqisë. Gjithashtu ai falënderoi Presidentin Erdogan për mikpritjen zemërgjerë në Stamboll me datën 3 shkurt, ku patën një takim tejet produktiv që do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dy vendeve tona”.

“Kryeministri Kurti tha që Kosova është vend jo i madh por me zemër të madhe, që ka dëshmuar bujari ndaj të gjithëve në ditët e tyre të vështira. Së fundi edhe ndaj ukrainasve e afganëve. Kosova është dhe gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë pranë shteteve mike në ditët e tyre të vështira, posaçërisht Turqisë”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.