ARKATANA

Hoti numëron dështimet e Qeverisë Kurti në ekonomi, “me rëndësi po vazhdon vala 62 e privatizimit”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka numëruar dështimet e Qeverisë Kurti në ekonomi, dhe vendimet që po e rëndojnë jetën e qytetarëve të vendit.

Në një postim në Facebook, deputeti i LDK-së ka ironizuar se “me rëndësi është po vazhdon vala 62 e privatizimit”.

Sikur dihet, kryeministri Kurti kishte ardhur në pushtet duke premtuar se do të ndalte privatizimet dhe do ta mbyllte krejt këtë agjenci.

POSTIMI I PLOTË:

Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë.Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë.

HW

Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë.Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator.

Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr.

Por këto janë kaluese e të parëndësishme.

Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.