Hidromorava

Abdixhiku: Marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel, e rrezikshme dhe lëshim i madh

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar marrëveshjen e pranuar nga kryeministri Kurti, në Bruksel në bazë të Planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Abdixhiku, duke shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të LDK-së lidhur me marrëveshjen e 27 shkurtit, e ka cilësuar si lëshimin më të madh dhe gabim historik në procesin e dialogut.

“’Pa paragjykim ndaj statusit’ – kështu nisë marrëveshja e Kurtit me Vuçiç. Ky formulim, në preambulë, neutral ndaj statusit, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në procesin e dialogut. Është barazim i refuzimit serb ndaj pavarësisë me vet aktin e shpalljes së pavarësisë. Madje edhe marrëveshja e fusnotës kishte referencë interpretimin e GJND-së ndaj pavarësisë sonë. Ky është një gabim historik. Ne pritëm një marrëveshje për njohje, ky na solli një që i vë dykuptimësi statusit politik të vendit tonë”, ka thënë Abdixhiku, në Gjilan, në kuadër të ciklit debutues e diskutues “LDK ju dëgjon”, si dhe me rastin e 33 vjetorit të themelimit të LDK-së.

Ai po ashtu tha se “kryeministri nuk ka folur asnjëherë për kapërcimin e trashëgimisë mbi të kaluarën. Ka folur gjithnjë për ballafaqimin e Serbisë me të kaluarën, por tashmë në këtë dokument ai pajtohet të tejkalojë trashëgiminë e së kaluarës”.

“Dhe jo vetëm kaq. Me lehtësi të jashtëzakonshme ai u pajtua të tejkalojë trashëgiminë e së shkuarës me Serbinë. Nuk tejkalohet asnjë trashëgimi pa ballafaqim. Nuk kapërcehet trashëgimia e Serbisë në raport me Kosovën me dy rreshta në një marrëveshje”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Abdixhiku.

ARKATANA

Ai e ka vlerësuar marrëveshjen të rrezikshme për vendin tonë.

“Në marrëveshjen me neutralitet ndaj statusit e me tejkalim të së kaluarës si vlerë, kryeministri i Kosovës i ka hapur dy dyer të rrezikshme për vendin. E para ka të bëjë me një organizim vetmenaxhues që është më shumë se Asociacion. E dyta ndërsa me Statusin Politik të Kishës Ortodokse Serbe. Shihni problemet në vendet fqinje për të kuptuar përmasën e këtij lëshimi”, ka thënë Abdixhiku.

Ndryshe, zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. Ky propozim titullohet: “Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.