Eko Higjiena

BE flet për takimin e sotëm Kurti-Vuçiq: Presim qasje evropiane drejt marrëveshjes finale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka folur për takimin e sotëm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano ka thënë se se blloku evropian pret qasje evropiane nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksadanar Vuçiq, në rrugën drejt marrëveshjes finale.

“Pritjet e BE-së nga liderët e të dyja shteteve, shefat negociatorë, përfaqësuesit, është qasja evropiane që u mundëson atyre të gjejnë forcën, kurajën, gatishmërinë për kompromis evropian, në të mirë të popujve të tyre dhe në interes të perspektivës evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Stano.

Mobi Casa

I pyetur për pritjet nga ky takim, Stano ka thënë se nuk mund të parashikohet diçka e tillë.

“Gjithçka varet nga gatishmëria e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq që të pajtohen për rrugën përpara”, tha zëdhënsi i BE-së.

Ai ka theksuar se BE-ja është vetëm ndërmjetësuese në dialog dhe se përparimi varet nga gatishmëria e palëve.

Stano ka shtuar se takimi është planifikuar të mbahet pasdite dhe fillimisht do të ketë takime bilaterale me liderët, e pastaj takimi trilateral i cili do të përfundoj pasdite vonë ose në mbrëmje, varet sesi do të shkoj. /Telegrafi/