Eko Higjiena

Asociacioni, Kearn ka një pyetje për Gjermaninë, Francën e Italinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Alica Kearn, ka shtruar një pyetje për përfaqësues të Gjermanisë, Francës dhe Italisë se pse po kërkojnë rrënosjen territorialitet etnik në Kosovës, referuar Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurit do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku pritet të diskutohet plani franko-gjerman.

Kearn i ka replikuar analistët të çështjeve të Ballkanit, Jakub Bielamoëicz, i cili ka thënë se këto tri vende “po ushtrojnë presion mbi kryeministrin Albin Kurti në lidhje me Asociacionin”.

“Një letër nga Gjermania, Franca dhe Italia, që i kërkon Prishtinës që t’i përkushtohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe ‘plotësisht dhe pa kushte’, është një prelud i presionit brutal ndaj Kosovës për të rënë dakord për ndarjen e saj de facto, përfshirë një Republika Srpska 2.0, në këmbim të njohjes ‘eventuale’”, ka shkruar Bielamoëicz në Twitter.

Eco Higjiena

Më pas erdhi pyetja e kryetares së komisionit për punë të jashtme në Britaninë e Madhe, Alica Kearn, në lidhje me krijimin e territorialitetit etnik të komunitetit serb.

Siç është raportuar “plani franko-gjerman përfshin zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe Asociacionit e komunave me shumicë serbe”.

Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë ka qenë kategorikisht kundër një marrëveshjeje të tillë, por tash ai i ka vendosur gjashtë kushte për Asociacionin.

Takimet në Bruksel pritet të fillojnë nga ora 15:00. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.