Fundamenti

SHBA-të presin takim konstruktiv të hënën, Chollet përmend edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjersa thekson se SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian.

Chollet ka zhvilluar bisedën telefonike me Kurtin dy ditë para takimit të 27 shkurtit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq në një postim në Twitter shkruan se me kryeministrin ka diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti përpara takimit të liderëve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, shkruan Chollet.

Këshilltari amerikan tha se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se të dy vendet duhet të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara.

Eco Higjiena

“Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të Dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të Asocacionit…”, shkruan ai.

Ndryshe, të hënën në Bruksel do të zhvillohet një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presdientit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ata para do ta kenë Planin Evropian. Lidhur me këtë, i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin e së hënës pret që të dy ta pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht, si dhe të diskutohet për zbatimin e tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.