HW

Hoxhaj: Borrell dhe Lajçak mos të na shesin mend, shtetet e tyre s’e kanë njohur Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.

Hoxhaj tha se qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, ishte njohja e ndërsjell, e jo siç po thonë partnerët ndërkombëtar, se nuk do të ndodhë në këtë fazë.

“Nuk ka të bëj shumë me qëndrime partiake. Përtej ngjyrave partiake, nuk gabojmë me reduktu interesin e vendit në interest ë ngusht të PDK-së. Për më shumë, të gjithë kemi fol që qëllimi i dialogut është marrëveshja finale, njohje e ndërsjellë. Kjo është paradigm e re. Tash po na thonë partneret tanë, që në këtë fazë jo. Këtu duhet të shtrohet pyetja, 99 është vendosur KFOR-i, ky vend është çliru, e në 2008 e kemi shpall pavarësinë.”, tha Hoxhaj në Politiko në Kanal10.

United Hospital

Hoxhaj tha se anëtarësimet e Kosovës nëpër shumë organizata ndërkombëtare janë falë mbështetjes amerikane.

Ai tha se asnjëri nga ndërmjetësit e dialogut, Lajcak e Borell s’mund t’i “shesin mend” Kosovës, derisa asnjëra prej shteteve të tyre se ka njohur ende Kosovën.“Kurti duhet të ketë listë për anëtarësimet nëpër organizata botërore, si ajo e Tregtisë, UNESCO, e organizatat tjera rajonale që janë etike”.“Nuk munden Borelli e Lajçaku, njëri spanjoll e tjetri sllovak të na shesin tërë kohën mend se si të jenë ndërmjetësues dhe të mos i bindin qeveritë e tyre. Nuk është Sllovakia, Kinë”, shtoi tutje Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.