Hidromorava

ATK thirrje bizneseve Regjistroni veprimtaritë ekonomike dhe deklaroni të punësuarit tuaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë bizneset që të regjistrojnë veprimtaritë ekonomike dhe të deklarojnë punëtorët e tyre.

ATK njoftoi për procedurat se çfarë duhet të bëjnë bizneset që të mos ndëshkohen nga ligji.“Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Unik Identifikues / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre. Po ashtu, ATK, rikujton të gjithë personat që zhvillimin e veprimtarisë ekonomike ta kenë në harmoni me Kodin e Veprimtarive Ekonomike NACE Rev.2, si dhe të kenë të hapura llogaritë përkatëse tatimore”, thuhej në njoftim.

HW

Gjithashtu në njoftim thuhej se ku do të fokusohen aktivitet e ATK-së dhe se në rast moszbatimi do të ndëshkohen nga ligji.“Gjithashtu ATK, ju njofton se aktivitetet e saj, do të përqendrohen pikërisht te këto veprimtari, prandaj, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në mënyrë që të mos bëheni subjekt i ndëshkimeve të përcaktuara me Ligj”, thuhej në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.