FIDANISHTJA

Reagim i Sindikatës së RTK-së

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal ndaj mediumit të vetëm publik RTK, ku persona të panjohur kanë sulmuar objektin e RTK-së, me granat dore me saktësisht vendin ku janë të vendosur transmetuesit e valëve dhe gjeneratorët rreth orës 22:00.

Në kohën kur ka ndodhur ky shpërthim, shumë nga kolegët tanë ishin në vendet e tyre të punës dhe fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar.

SPERTK dënon fuqishëm këtë akt të shëmtuar të këtyre personave dashakeq, i cili është i drejtuar ndaj të ardhmes së RTK-së dhe gjithë vendit.

Uji Dea

SPERTK kërkon nga organet e hetuesisë, që sa më parë të zbardhin këtë akt qyqarë të drejtuar ndaj mediumit të vetëm publik RTK.

SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së.

Sinqerisht,
Gëzim Bimbashi
Kryetar i SPERTK-së