AR Katana

Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale

Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij gjatë vitit të kaluar e ka humbur pragmatizmin politik, për të cilin, sipas tij, ishte e njohur ndër vite.

Në emisionin “RTK Prime”, Haziri ka theksuar se LDK-ja është mësuar të shihet si parti bashkëpunuese dhe si urë ndërmjet subjekteve politike.

“Unë e di që LDK-ja vitin e kaluar e ka humbur pragmatizmin. Se ne jemi mësuar njerëzit me na parë bashkëpunues”, tha ai.

Ecohigjiena

“Ne jemi mësuar njerëzit me na parë bashkëpunues. Ka qenë mundësi e jashtëzakonshme në parimin e pragmatizmit politik, të cilin ne e kemi mësuar këtë popull, jemi mësuar ndërkohë me na parë urë”, ka thënë Haziri.

Ai ka pranuar se këto vendime i kanë kushtuar LDK-së në aspektin elektoral. “Ndëshkimi i LDK-së dy herë ka qenë shumë i madh për shkak të vendimeve politike. Ne kemi marrë shuplakë elektorale për atë punë”, është shprehur ai.

Haziri ka thënë se Kosova po përballet me procese dhe sfida të mëdha. Sipas Hazirit, vendi ka nevojë për vendime të guximshme, edhe nëse ato nuk janë popullore, ndërsa ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e kryeministrit për t’i zbatuar zotimet e tij.

Haziri ka paralajmëruar se vendimet e mëdha që e presin Kosovën mund të jenë ndër më jopopulloret.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.