Mobi Casa

Abdixhiku: Rugova ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sot, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, bënë homazhe te varri i Rugovës në Velani, Prishtinë.

Abdixhiku theksoi se presidenti Ibrahim Rugova ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptarë dhe angazhimi i tij për liri, pavarësi dhe demokraci, sipas tij, është suksesi më i madh i shqiptarëve dhe popullit të Kosovës.

Mobi Casa

“Sot nderojmë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova i cili tash e 17 vjet, por gjurmët e tij dje trashëgimia e tij politike qenësore vazhdon të jetë qenësore për neve dhe për Republikën e Kosovës. Ibrahim Rugova ishte ati themeltar i shtetit të Kosovës, ishte prijësi i shtetit dhe prijësi unik i lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve. Po ashtu, ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptarë dhe angazhimi i tij për liri, pavarësi dhe demokraci është suksesi më i madh historik i shqiptarëve dhe vet popullit të Kosovës. Sot ndjejmë mungesën e tij, urtësisë së tij, politikës së tij dhe vizionit të tij për një Kosovë demokratike, e ndërlidhur ngusht me rrugëtin euro-atlantik dhe drejt së ardhmes”, u shpreh Abdixhiku.

Ish-presidenti Ibahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.