Eko Higjiena

Ministri Armend Mehaj në Kamenicë për fushatën rekrutuese

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Armend Mehaj bashkë me Kolonelin Enver Voca, sonte ishin në Komunën e Kamenicës, ku kanë diskutuar rreth fushatës rekrutuese si dhe politikave që po ndjek ky institucion për rritjen dhe sofistikimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Mehaj ka bërë të ditur edhe një herë rëndësinë e shërbimin në FSK, si dhe politikat e reja të hartuara që do ta ndihmojnë forcimin ushtarak të vendit.

Uji Dea

Rahimaj ka bërë thirrje tek të rinjtë për t’iu bashkangjitur radhëve të ushtrisë, si dhe ka sqaruar rëndësinë e shërbimit ndaj vendit./rajonipress/