ARKATANA

Deputeti i PDK e quan të papjekur deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin: S’ka qenë diplomatike e as politike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, e ka quajtur të papjekur deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Ai ka thënë se kjo deklaratë nuk ka qenë diplomatike e as politike, raporton Ekonomia Online.

Beqa ka thënë se kryerësit e vrasjes së Ivanoviqit duhet të dalin para drejtësisë.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se deklaratat e Kurtit ndër vite për Ivanoviqin kanë dallime të mëdha, teksa thotë se Kurti e ka lartësuar ish-politikanin serb, i dënuar me nëntë vite nga Gjykata e EULEX-it për vrasjen e 10 shqiptarëve në prill të vitit 2000.“Realisht unë konsideroj që deklarata e Kurtit, ndoshta nuk ia vlen as të vlerësohet për arsye se kemi një Kurti që në 2016 për të njëjtin person e jepte një deklaratë krejt të kundërt me atë që thotë sot në vitin 2023, andaj mendoj se është një deklaratë e papjekur e kryeministrit. Mendoj se nuk ka qenë as diplomatike e as politike, dhe për këtë jemi këtu që të gjithë ata që kanë bërë krime apo dorasit e Ivanoviqit, të dalin para drejtësisë”, u shpreh Beqa për Ekonomia Online.

United Hospital

“Kryeministri Kurti në vitin 2016 e ka quajtur të ndjerin kriminel, ndërsa në vitin 2023 e bënë hero dhe thotë se duhet ta marrim shembull punën e tij. Andaj mendoj secili duhet të përgjigjet për ata se çfarë ka bërë, dhe mendoj se duhet të zbardhet rasti dhe të dënohen kryerësit e vrasjes së Ivanoviqit, por në të njëjtën kohë i ndjeri ka pasur përgjegjësi për shumë krime që kanë ndodhur në Kosovë”, u shpreh Beqa për EO.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se e kaluara e Ivanoviqit ka qenë kriminale si udhëheqës i grupit kriminal “rojet e urës”.“Realisht ai (Ivanoviqi) ka qenë përgjegjës për shumë ngjarje që kanë ndodhur në kundërshtim me Kosovën e qytetarët e saj, dhe ka marrë pjesë në grupin kriminal ‘rojet e urës’, por nuk ia vlen të flasim për të që nuk është në jetë më, por kryeministri Kurti është labil në deklaratat dhe qëndrimet e tij”, ka thënë Beqa për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.