Mobi Casa

Masakra e Manastirit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vitet shkojnë, kënga këndohet – Historia do t’ kujtohet !
Kujtojnë vatrat e Ilirit – Masakrën e Manastirit !

Kujtojnë tmerrin e vërtetë,
Më 9 Gusht 1830 –
Osmanlinjtë pushtetarë,
Vranë afër 1000 shqiptarë !

Rreth 1000 i pushkatuan,
Rreth 500 i arrestuan !…
Manastirin n’gjak e shtruan –
T’ gjithë shqiptarët i tmerruan !

Këta të vrarë dhe t’ arrestuar,
N’ këtë Masakër që kanë pësuar,
Që u banë viktima t’ plojës –
Qenë elita kombëtare e kohës !…

Shqiptarët kudo që jetojnë –
Këtë Masakër do ta kujtojnë !
Viktimat e kësaj elite –
Do t’ kujtohen ndër shumë vite !…

Kjo Masakër vdekjeprurëse,
Shtyu elitën shtetformuese ,
100 vjet prapa fqinjësisë –
T’ shpallin aktin e Pavarësisë !

Uji Dea

Këtë Masakër të paparë –
Do ta kujtojnë çdo shqiptarë !
Ishte organizuar me tradhti –
Vranë shqiptarët në pabesi !

Osmanlinjtë me plane tradhtare,
Me synime gjakatare –
T’ gjithë këta njerëz t’ elitës shqiptare ,
I ftuan në një ceremoni zyrtare !

N’ parakalim ku qenë ushtarët,
Urdhërojnë togun t’i kthejë armët –
Drejt vendit ku qenë shqiptarët
Dhe ndaj tyre t’ hapin zjarret !

Masakrën e Manastirit duhet përkujtuar
Dhe shqiptarët mirë duhet vetëdijesuar !
Kurrë okupatorit nuk duhet besuar –
Interesat kombit nuk duhet tradhtuar !

Gjilan, më 09.08. 2016. Demir Krasniqi