Eko Higjiena

Hoti: Ekonomisë i mungojnë rreth 500 milionë €, Qeverinë e rrezojnë ngjarjet që ndodhin

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e konsideron si gjendjen më të rëndë ekonomike që nga paslufta.

Sipas tij, vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm, është më i ulët sesa viteve të kaluara, për shkak të normës së lartë të inflacionit.Hoti ka thënë se fuqia blerëse e këtij buxheti, është më i vogël krahasuar me buxhetet e viteve paraprake.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hoti ka thënë se si pasojë e mosveprimeve të Qeverisë, ekonomisë vendëse i mungojnë rreth 500 milionë euro.

Ndonëse thotë se si opozitë e kanë të pamundur rrëzimin e kësaj Qeverie, deputeti i LDK-së thotë se të njëjtën e bëjnë skandalet e ngjarjet që ndodhin në Kosovë.“Unë jam i bindur se nuk ka logjikë që të zhvillohet debat pozitë-opozitë siç duhet në një vend demokratik. Në një vend demokratik, një parti politike e merr mbështetjen qytetare e partitë tjera dalin në opozitë, dhe kjo e fundit është si mbikëqyrëse e Qeverisë dhe kur të vijnë zgjedhjet e rregullta kërkon besimin qytetar. Nuk jemi në një situatë të tillë, ne tani duhet të kujdesemi që të ndërpritet kjo formë e qeverisjes. Historikisht nëse e sheh, asnjë herë opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë, sepse nuk i ka votat. Qeverinë e rrëzon ngjarjet që ndodhin, veprimet që ndodhin. Me këto veprime unë nuk shoh sesi mund të vazhdohet kjo formë e qeverisjes”, tha Hoti, duke thënë se të gjithë sektorët në vend janë të bllokuar.

Ai ka përmendur edhe skandalet që ndodhën vonesat në emërimin e ministrit të Shëndetësisë dhe grevën në arsim.“Kurrë nuk ka qenë kaq gjendje depresive sesa është tash. Ne po e mbyllim vitin me gjendjen më të vështirë tash e 20 vite, për shkak se na u është imponuar kriza energjetike e inflacioni, por që kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që me e zbut krizën ekonomike. Shëndetësia gati tre muaj ka qenë pa ministër, duke ndodhur skandal pas skandalit, në arsim greva u ndërpre por mund të fillojë sërish në janar e viti shkollor nuk mbaron deri në fund të janarit, për shkak se ka humb komplet shtatori”, tha Hoti.

ARKATANA

Deputeti i LDK-së ka thënë se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik, pasi e konsiderojnë si anti-Kushtetues. Njëjtë mendon edhe për Ligjin e Pagave.“Ligji për Zyrtarë Publik do të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese, sepse ne e dërgojmë dhe jemi të bindur se e rrëzojmë sepse ka plot nene që janë anti-Kushtetuese. Unë kam bindjen me aq sa mund të flasë për këtë ligj që disa prej parimeve bazë nuk janë marrë parasysh, parime në bazë të së cilët më herët Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë ligj, që është pagë të njëjtë për punë të njëjtë e diferenca e pagave ndërmjet sektorëve etj”, u shpreh Hoti.

Ish-shefi i Qeverisë thotë se si pasojë e numrit të ulët të investimeve kapitale, ka munguar qarkullimi i 500 milionë euro.

Ai thotë se shkaku i normës së lartë të inflacionit, vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm është më i ulët krahasuar me vitet paraprake.“Çdo qytetar mesatar e të qartë e lerë më ekonomist. Një ekonomist me ‘dy fije mend’ e ka të qartë që buxheti për vitin 2023 është më i ulët sesa buxheti i vitit 2021 dhe 2020. Është 3. 2 miliardë euro për vitin 2023, por në terma real që është fuqia blerëse, pra sa mund të blesh mallra dhe shërbime me këtë buxhet, nuk është më i madh sesa buxheti i vitit të kaluar që ishte 2. 6 miliardë. Pra nuk është rritur buxheti, por është zvogëluar për shkak të normës së lartë të inflacionit”.

“Unë e kam bërë një analizë të detajuar dhe sot ekonomisë së Kosovës i mungojnë minimum 500 milionë euro, për shkak të mosveprimit të Qeverisë. Një pjesë e tyre i mungojnë për shkak se janë stopuar investimet kapitale që është rekord i uljes në 20 vitet e fundit, edhe e ke situatën tjetër ku çmimet e naftës e disa produkteve kryesore, gati janë dyfishuar që nënkupton se ne kemi mbledh dyfish tatim në vlerën e shtuar në ato produkte, prandaj ka pas bazë propozimi jonë që e kemi dhënë qysh në qershor që të ulet TVSh-ja dhe të largohet përkohësisht akciza, dhe kjo do të kishte siguruar mbledhje të njëjtë të të ardhurave për buxhetin e shtetit sikur vitin e kaluar, por do t’i kishim disa qindra milionë euro qarkullim në ekonomi”, u shpreh Hoti për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.