United Hospital

“Beau Biden”, përjetësisht i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga e mërkura rruga 35 kilometërshe afër kampit “Bondsteel” do ta bartë emrin e djalit të ndjerë të nënpresidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden, i cili ka shërbyer pas luftës në Kosovë.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj rruge ka marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, si dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, është shprehur i kënaqur me emërtimin e kësaj rruge “Beau Biden”.

“Ky është një momenti i ëmbël, por edhe i hidhur, pasi po këtu në këtë vend isha me Beau-n para disa viteve… Beau ishte shumë i kujdesshëm dhe kur erdhi këtu u pat dashuruar me këtë vend, ashtu siç u pata dashuruar unë. Më kujtohet kur u pata kthyer në shtëpi dhe i pata treguar Jillit se çfarë vendi i mirë ishte këtu”, ka thënë Biden, shkruan sot gazeta “Zëri”.

United Hospital

Nënpresidenti i SHBA-së në emër të familjes së tij ka falënderuar Kosovën për këtë gjest.

“Në emër të familjes time, ju jemi mirënjohës dhe jemi shumë të prekur me këtë gjest. E kam vizituar shumë herë këtë rajon kur kam qenë senator. Vizita ime e parë ka qenë në mesin e viteve 70-ta, e dyta si zëvendëspresident në Kosovë. Këto vizita kanë qenë sepse kam besuar shumë në prosperitetin e këtij vendi”, ka deklaruar Biden.

Kurse, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se djali i Joe Biden, Beau Biden, ka qenë njëri nga amerikanët që i ka shërbyer me zell Kosovës. Thaçi ka thënë se Beau Biden i ka dhënë Kosovës kohë të çmuar të jetës së vet të shkurtër./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.