NISMA: Biden e demantoi Qeverinë
Vizitën e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, ka marrë vlerësim pozitiv nga partitë opozitare, edhe përkundër faktit se ai nuk është takuar me asnjë prej liderëve të opozitës, raporton Indeksonline.
“Nisma për Kosovën” vizitën e numrit dy të Amerikës e sheh si një rikonfirmim të mbështetjes për Republikën e Kosovës.
Anëtarit të Kryesisë së kësaj partie, Bilall Sherifit, ajo që i ka bërë përshtypje në fjalimin e Bidenit ka qenë deklarata e tij për demarkacionin, ku ka thënë se kjo nuk është çështje evropiane.
“Ajo që bëri përshtypje në fjalën e tij ishte fakti kur ai tha se demarkacioni nuk është çështje evropiane dhe se pa marrë parasysh se si kjo çështje do të përfundojë, mbështetje e SHBA-ve nuk do t’i mungojë Kosovës”, ka thënë Sherifi për Indeksonline
Sipas tij, kjo pa dyshim është demantim i asaj që deri më sot ka thënë qeveria./Indeksonline/


