Pak krijime që lidhen me krijimtarinë e Beqir Musliut, shtyhet konkursi letrar
Gjilan – Në konkursin letrar për poezi, tregime dhe ese, me motivacione nga krijimtaria e Beqir Musliut, i cili ishte i hapur deri më 24 qershor 2016 e, rezultatet e të cilit do duhej të publikoheshin me 15 gusht 2016, ju njoftojmë se për shkak numrit simbolik të krijimeve që kanë arritur, organizatori i kësaj veprimtarie, Ars Clubi “Beqir Musliu”, detyrohet ta mendojë dhe përsëris këtë konkurs, në një moment të përshtatshëm që lidhet me datat që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e Beqir Musliut ka thënë Sabit Rrustemi.
Sa për dijeni, kanë arritur gjithsejtë, tri tregime, prej të cilave vetëm dy afërsisht lidhen me motivacione nga krijimtaria letrare e Beqir Musliut, 14 poezi, prej të cilave mbi gjysma jashtë këtij kriteri si dhe një ese dhe një kumtesë.
Andaj, përsëritja e konkursit është e pashmangshme dhe për këtë do t’ju njoftojmë, po përmes kësaj faqes së Ars Clubit “Beqir Musliu” në Fb ka shkruar Sabit Rrustemi./rajonipress/


