UBT

Uashingtoni e quan hap gjigant përpara marrëveshjen Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur marrëveshjen Kosovë -Serbi të arritur të mërkurën vonë në Bruksel.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve” thuhet në reagimin e Ned Pricë zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Palëve u bëhet thirrje që të përqendrohen tutje “plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve” në dialogun e lehtësuar nga BE.

” Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës.”

FIDANISHTJA

Ne reagim po ashtu theksohet se Uashingtoni mirëpret vendimin e palëve për të vënë interesat e të gjithë njerëzve në plan të parë, ndërsa u kërkohet që të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre.

“Të dy palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve” theksojnë amerikanët.

Kosova dhe Serbia të hënën dështuan të arrijnë një marrëveshje në Bruksel. Kurti e Vuçiq, të mërkurën, i dërguan dy kryenegociatorët e tyre Bislimin e Petkoviqin, të cilët ranë dakord për targat, që kanë mbajtur në tension vendin javëve të fundit. Borell njoftoi se tash e tutje në Bruksel do të ketë bisedime për normalizim marrëdhëniesh dhe nëse njëra palë bllokon BE do ta ndërprejë procesin. Po ashtu në deklaratën e Borell u tha që palët e kuptojnë se duhen implementuar marrëveshjet në Bruksel, një referencë kjo për Asociacionin, për të cilën Kurti ka hapur rrugë që Serbia ta trajtojë si çështje në kuadër të propozimit franko- gjerman.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.