Eko Higjiena

Haradinaj i bën thirrje Kurtit të tërhiqet nga targat, kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimeve të ditës së sotme që lidhen me dialogun në Bruksel.

Haradinaj përmes një shënimi në Facebook, i ka bërë thirrje Kurtit të tërhiqet nga targat, Konjufcës të thërras urgjentisht parlamentin derisa Presidentes qetësimin e situatës.

“I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë”.

“I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar”.

“Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar”.

Uji Dea

Haradinaj ka ftuar edhe qytetarët serbë që të përmbahen nga aktet e dhunës.

“I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd”.

I pari i AAK-së iu ka bërë thirrje qeverive në Kosovë e Serbi që të mos rrezikojnë jetët e njerëzve.

“Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve”, ka deklaruar Haradinaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.