Mobi Casa

Maliqi: Nxënësit shqiptar në Luginë duhet të mësojnë me libra nga Kosova

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Preshevës “Feniks”, Bilall Maliqi, ka thënë se çështja e librave në gjuhën shqipe, nuk është zgjidhje, por humbje dhe nëpërkëmbje e mësimit shqip në Luginë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se nxënësit shqiptar duhet të mësojnë me libra nga Kosova, të drejtë që e kanë serbët në Kosovë të mësojnë me libra nga Serbia dhe me planprogram të Serbisë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nuk është zgjidhje, por humbje dhe nëpërkëmbje e mësimit shqip në Luginë.

ARKATANA

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe të Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe Institutit për tekste shkollore, për sigurimin e teksteve mësimore që mungojnë në gjuhën shqipe, është një hap i ngutshëm nga kryetari i KKSh-së Jonuz Musliu.

Sigurimi i teksteve nga ana e Ministrisë së Arsimit të Serbisë, apo edhe përkthimi e përshtatja e tyre për nxënësit shqiptar nuk ka qenë përpara dhe nuk është tani zgjidhje, por është vetëm nëpërkëmbje e arsimit shqip në tri komunat tona.

Nxënësit shqiptar duhet të mësojnë me libra nga Kosova, të drejtë që e kanë serbët në Kosovë të mësojnë me libra nga Serbia dhe me planprogram të Serbisë.

Andaj ky nënshkrim i minimizon përpjekjet për të arritur mundësinë që nxënësit tanë të mësojnë me libra nga Kosova dhe e ulë në masë të madhe seriozitetin dhe kualitetin e mësimit të nxënësve tanë dhe me këtë bie në pikëpyetje angazhimin politik i subjekteve tona politike dhe më në fund pësojnë fëmijët tanë.