United Hospital

Tahiri: Nesër fillon heqja e barrikadës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se nesër, më 14 gusht, fillojnë punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ajo ka bërë të ditur se punimet për këtë qëllim do të realizohen nga një kompani e kontraktuar nga ana Bashkimi Evropian. Plani për revitalizimin e urës, i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çështje i datës 25 gusht 2015, do të jetësohet me përpikëri dhe ura e Ibrit do të mundësojë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç ka qenë gjithnjë, tha Tahiri.

Ura e Mitrovicës po lirohet pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh që nga përfundimi i luftës dhe se Qeveria e Kosovës vlerëson lartë angazhimin e Bashkimit Evropian për zbatimin e kësaj marrëveshje e cila do të lehtësoj jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit duke kontribuar në normalizimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes qytetarëve dhe gjithë komuniteteve, theksoi ministrja Tahiri.

Qeveria e Republikës së Kosovës përgëzon qytetarët e Mitrovicës dhe të Kosovës për kujdesin e treguar gjatë kësaj kohe të bllokadës një vjeçare të mosfillimit të punimeve dhe në të njëjtën kohë falënderon dy kryetarët e komunave si dhe organet e sigurisë shtetërore të Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in për kontributin në ruajtjen e rendit dhe qetësisë e cila duhet të vazhdoj si një vlerë e arritur me shumë mund e investime, tha znj. Tahiri.

Fundamenti

Ajo po ashtu bëri me dije se për detajet e fillimit të punimeve nesër, mediat duhet t’i drejtohen Zyrës së BE-së në Kosovë e cila është e autorizuar për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje.

Në vazhdim ju lutem gjeni të bashkangjitur planin për revitalizimin e urës së Ibrit në Mtrovicë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.