UBT

Kurti: S’jam i sigurt as që i kemi dy vjet kohë për marrëveshjen me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk janë as dy vjet kohë që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Ai këtë e tha për DW kur u pyet për deklaratën e emisarit të BE-së, Mirslav Lajçak, i cili tha se “dritarja e mundësisë” për Kosovën dhe Serbinë është deri në vitin 2024.


“A e merrni këtë tërheqje të vërejtjes seriozisht?”, ishte pyetja drejtuar Kurtit, i cili u përgjigj se është i gatshëm për angazhim “kreativ” në bisedime me Serbinë.

“Pajtohem se nuk kemi shumë kohë dhe se ne jetojmë në kohëra jo vetëm të rrezikshme, por edhe të paparashikueshme. Prandaj, nuk jam i sigurt as që i kemi dy vjet kohë. Duhet që sa më shpejt ta bëjmë atë. Për këtë, jam gati të angazhohem kreativisht dhe konstruktivisht në këto bisedime në Bruksel kurdo që të na ftojnë”, tha Kurti.

Uji Dea

Të enjten në Prishtinë, Lajçak tha se Kosova dhe Serbia nuk duhet të shpërdorojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre para zgjedhjeve në SHBA dhe BE në vitin 2024.

“Nuk jemi të shpërqendruar nga zgjedhjet dhe kemi aleancë unike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, mbështetje të fortë nga Mbretëria e Bashkuar, të gjithë janë të përqendruar në dialog dhe të gjithë presin që dialogu të prodhojë normalizim. Nuk do të thosha që viti tjetër është vendimtar, por e kam thënë më shumë se një herë se e kemi këtë dritare mundësie që do të zgjasë deri në zgjedhjet europiane dhe amerikane në vitin 2024. Mendoj që është përgjegjësia jonë që të mos e shpërdorojmë këtë mundësi”, ka thënë Lajçak.

Për të dërguar mesazhet e njëjta dhe për të diskutuar për të njëjtat çështje që i foli me Kurtin në Prishtinë, Lajçak të hënën do të udhëtojë drejt Beogradit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.