Vërshimet katastrofale në rrethinë të Shkupit
Më 6 Gusht, 2016, Ditë e Shtune, medet, ditë e shkretë !
Gjëmë e vaj na dridhen trupit – Çka na ndodhi në rrethinë të Shkupit !
Shiu i madh, o, me shumë murmurima –
Shkaktoi dame, tmerr edhe vërshima !
Mori para njerëz e shumë viktima –
Nga çdo anë, o, po ndihej trishtima !
N’ ato lagje ku shiu ka prekur –
30 njerëz, o, kanë mbetur të vdekur !
Gra e burra, pleq edhe të rinj –
Mori para edhe shumë fëmijë !…
Dhjetëra njerëz, o, kanë mbetur të zhdukur,
Shpi t’shkatërruara edhe mall të humbur !…
Shkatërroi rrugë edhe shkatërroi ura,
U shkatërruan edhe shumë vetura !…
Kur ndërtohet n’qytet urbanizmi,
Kur mungon, o, profesionalizmi,
Kur mungon n’qytet kanalizimi –
E paguajnë, o, me kokë njerëzimi !
Gjilan, më 06.08.2016.
Demir Krasniqi


