Mobi Casa

Konjufca: Nga shteti francez presim mbështetjen për liberalizimin e vizave

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Guerot për përkrahjen të cilën Franca ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Kryetari i Kuvendit tha se presin nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara.

Mobi Casa

“E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Guerot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët. ​/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.