UBT

Ministri Latifi: Më 1991 kam thënë nëse s’kthehem në Kosovë mos më numëroni për të gjallë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi në Frontal të T7 ka folur edhe për ftesën që ka marrë nga kryeministri Albin Kurti për të ardhur në Kosovë dhe për të shërbyer si ministër, shkruan Gazeta Express.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se pse u kthyet në Kosovë, Latifi ka rikujtuar një intervistë të vitit 1991 të dhënë për Milazim Kransiqin në revistën “Fjala”.

Ministri ka thënë se atë kohë në pyetjen e fundit ishte përgjigjur se nëse nuk kthehem në Kosovë “mos më numëroni ndër të gjallë”.

HW

Ai ka thënë se i mban fjalët.

“Në vitin 1991, një mik i imi e ka bërë një intervistë me mua në Fjala. Në pyetjen e fundit thotë a do të ktheheni në Kosovë. Unë kam shkruar Po, nëse nuk kthehem, mos më numëroni ndër të gjallë. Dhe unë i mbaj fjalët”, ka thënë ministri Latifi në T7./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.