Eko Higjiena

Haradinaj për masakrën në Abri të Epërme: Të paharruar janë ata që sakrifikuan për atdheun

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 24 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme në Drenas.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka shkruar se barbarët ekzekutuan familjen Deliu, pa kursyer askënd nga foshnje e deri te pleqtë.

I pari i AAK-së, ka kujtuar edhe tre heronjtë e UÇK-së nga Abria e Epërme, që ranë po atë ditë në altarin e lirisë, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj.

Postimi i plotë:

26 shtatori shënon ngjarje të rëndësishme për historinë tonë, sa krenare aq edhe tragjike.

Uji Dea

Me 1998, heroikisht do të bien në përballje me armikun, mësuesi Vesel Demaku me dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari.

Po atë ditë, barbarët ekzekutuan familjen Delia, po në Abri, pa kursyer askënd nga foshnja disa muajshe e deri te plaku nëntëdhjetekatër vjeçar.

Me 1991, populli i Kosovës votoi masovikisht në referendum për t’u deklaruar për Kosovën e pavarur. Akt historik, që vulosi vullnetin tonë dhe i dha shtytje procesit për liri e pavarësi.

Të paharruar janë ata që sakrifikuan për Atdheun! /Telegrafi/