Eko Higjiena

Një vepër studimore kushtuar krijimtarisë letrare e artistike të Ramadan Mehmetit

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ditë më parë, Faik Shkodra botoi një vëllim të denjë e të përmbledhtë me vështrime letrare, analiza e me kritika letrare për krijimtarinë letrare të Ramadan Mehmetit, shkrimtar nga Prishtina. Siç dihet, Ramadan Mehmeti është njëri ndër emrat e njohur në letrat tona shqipe, i cili ka bërë emër, jo vetëm për të rriturit, por edhe për moshën e të vegjëlve. Ai është krijues që punon e s’ndalet dhe asnjëherë nuk “krekoset” para të tjerëve, të cilët më shumë bëjnë “zhurmë për asgjë”, se krijojnë. Kjo është veçantia e tij si krijues e si njeri…

Ramadan Mehmeti, shkrimtar, e ka thellësinë poetike. Ai është krijues pedant dhe shumë i respektuar nga të gjithë. Shih për këtë krijimtari letrare që është mjaft e bujshme dhe me vlera, edhe interesimet e kritikëve letrarë, jo vetëm që e kanë përcjellur dhe e kanë dhënë mendimin e tyre mjaft të qartë për krijimtarinë letrare të këtij krijuesi që ka nivel artistik. Andaj, njëri që me kohë ia hyri ta rrubullakësojë në mënyrë të thuktë me vështrime, kritika e analiza të nduarnduarta letrare për krijimtarinë letrare të Ramdana Mehmetit, është Dr. Faik Shkodra, i cili, kësaj here, ka dalë me një vëllim sa plotë, aq voluminoz me titull “”Thellësia e komunikimit artistik” ose si nëntitull “Shtegtim me krijimtarinë letrare të Ramadan Mehmetit”.

Në këtë vëllim studimor të aspekteve shumëdimensionale për krijimtarinë letrare të R. Mehmetit, F. Shkodra e ka dhënë mendimin e vetë se, ky shkrimtar me përvojë, i cili, siç pohon, “letërsinë e sotme shqipe e ka pasuruar me 22 vëllime të shkruara për fëmijë dhe për të rritur dhe këto në zhanrin e prozës, poezisë dhe të dramës”. Andaj, në këtë vëllim studiues të F. Shkodrës, vërehet qartë këndvështrimi i shumanshëm autorit që ia bënë veprës së R. Mehmetit, njërit nga krijuesit e zellshëm të letërsisë sonë shqipe.

Uji Dea

Ramadan Mehmeti është krijues i gjithanshëm dhe me nivel artistik. Ai ka lënë gjurmë të thella në artin e shkrimeve tona letrare. Është nga ata krijues që “vrapon” pas artit, por edhe hulumton dhe bredhë pas të bukurës artistike. Kjo është veçantia e tij në krijimtarinë e tij letrare e artistike.

Ramadan Mehmeti është poet modest dhe vepra e tij është një margaritar që rrezaton në letërsinë shqipe tek ne. Në veprën e Shkodrës “Thellësia e komunikimit artistik”, janë të përfshira analizat e bëra rreth krijimtarisë letrare të R. Mehmetit, të cilat vështrime e studime letrare janë të botuara kryesisht në revistën pedagogjike arsimore “Shkëndija”.

Veprën në fjalë autori e ka ndarë në njëmbëdhjetë kaptina, të cilat kaptina janë të lidhura njëra me tjetrën gjer në fund të këtij vëllimi studimor. Kaptina e I-rë flet për “Vargjet të kondenzuara me ndjeshmëri për fëmijërinë”, që bënë fjalë për vëllimin poetik për fëmijë “Kur pikëllohen zogjtë”; mandej, në kaptinën e II-të, autori i veprës shkruan për “Botë përjetimi i fëmijëve me vlera artistike”, ku shkruan për vëllimin poetik “Dielli me dritare” (2014); po ashtu, në kaptinën e III-të, autori shkruan për tregimet e botuara me art, me ide moderne, origjinal artistik e përbërësi imagjinativ dhe fantastik me titull “Në botën e shpirtërore dhe psikologjinë e fëmijëve”; po ashtu, në kaptinën e IV-të, e gjejmë studimin e Faik Shkodrës që flet për “Mbi dashurinë për fëmijët dhe jetën e tyre”; kaptina e V-të, a autorit veprës bënë fjalë për tregimet e R. Mehmetit me titull “Tregime me botëndjesi të dëshirave e ëndrrave të fëmijëve”, pra flet për vëllimin me tregime “Gjysh, mirë e ke” – (2013); vëllimi i VI-të, autori shkruan studimin me titull “Vargje spontane emocionale”, që flet për vëllimin “Bora me akullore”; në kaptinën e VII-të, F. Shkodra na vjen me studime, analiza e vështrime letrare me titull “Pesha e vargut dhe e fjalës”; në kaptinën VIII-të e gjejmë studimin e autorit me titull “Vepër mbi biografinë e popullit shqiptar” që shkruan për vëllimin me titull “Loja e ruletit”’ në kaptinën e IX-të, autori na jep studimin me titull “Jeta, ekzistenca dhe vdekja kanë histori të pambarimtë” që këtë shënim autori ia ka kushtuar veprës së Ramadan Mehmetit me titull “Requem për Mirko Gashin”; në kaptinë e X-të, Shkodra na del me një studim të denjë me titull “Mbi vlerat artistike, estetike dhe filozofike të vëllimit “Hëna mbi Tavernë” dhe në kaptinën e fundit, që është i XI-ti me radhë, autori shkruan vështrimin e fundit të kësaj vepre (monografie) me titull “Vlera të shquara për breza të ri”, shënim ky që flet për 60-vjetorin e lindjes së autori (Ramadan Mehmeti) dhe 40-vjetorin e krijimtarisë artistike të tij. Vepra ka 246 faqe. Është kjo një vepër studimore e shkruar në shumë aspekte që e trajton dhe e studion krijimtarinë artistike të Ramadan Mehmetit, shkrimtar. /tefik selimi/rajonipress/