UBT

Ka ndërruar jetë Nizajete Shefkiu, një punëtore e madhe e arsimit shqip

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Thonë, vdekja vjen pa ftesë. Ajo i merr njerëzit para kohe. Para kohe e mori edhe një personalitet të një femre të dalluar të arsimit shqip. Kjo është Nizajete Shefkiu, një punëtore e madhe e dijes dhe e jetës. Por, ja vdekja. Ajo vjen tinëzisht. Na grabit pa e ditur. Por, njerëzit që lënë vepra të mira në jetë, ata nuk vdesin. Ata janë të pavdekshëm. E “pavdekshme” është edhe Nizajetja, e cila, ku punoi dhe veproi, la vepra që janë shembull për të tjerët. Ajo ishte një zë i femrës përparimtare. Andaj, dje, në moshën 73-vjeçare ndërroi jetë Nizajete Shefkiu, një punëtore e madhe e arsimit shqip.

Nizajetja Shefkiu ishte e lindur më 1943 në fshatin Kopernicë të Kamenicës. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm ekonomike i kreu në Gjilan. Në vitin 1963, Nizajete Shefkiu punoi në Kuvendin Komunal në drejtoratin për të ardhura shoqërore. Këtu punoi gjer në vitin 1978. Për punën e saj shembull, ajo mori disa mirënjohje e lavdërata të mëritura. Jo vetëm kaq.

UBT

Në vitin 1978, Nizajetja punoi në Bashkësinë e Arsimit, ku udhëhoqi katër shkolla fillore. Andaj, njëra nga ato është edhe Shkolla fillore “Selami Hallaqi”, e cila ishte punëtore e dalluar kësaj shkolle qyteti. Gjatë përvojës disavjeçare, ajo nuk ka pasur asnjë vërejtje, por gjithnjë punëtore dhe shembull për të tjerë. Por, ja vdekja kobzezë, ajo e merr njerëzit para kohe dhe pa i pyetur. Pa ftesë e mori edhe punëtoren shembull ku punoi dhe veproi. Varrimi i të ndjerës bëhet sot më, 7 gusht 2016 me namazin e drekës. I qoftë lehtë dheu! /tefik selimi/rajonipress/