HW

Osmani nuk arrin ta bindë Jasharajn, greva vazhdon

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se kjo e fundit i ka lutur që ta ndërpresin grevën.

Në një deklarim për mediave, Jasharaj tha se greva do të vazhdojë edhe më tej, pasi kërkesat e tyre janë legjitime dhe duhet të plotësohen nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ai po ashtu tha se e vlerëson angazhimin e presidentes dhe nga ajo kanë kërkuar që të shfrytëzojë autoritetin e saj për të ndikuar te Qeveria për t’u ulur në tavolinë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, deri sa të gjendet një zgjidhje.

ARKATANA

“Në takim me presidenten paraqitëm kërkesat tona, të cilat edhe ajo tha se janë legjitime. Ne e lutëm presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj në mënyrë që të ndikojë që të ulemi për të diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë për realizimin e kërkesave tona”.

“Qeveria mund të japë ndihma për punëtorët dhe ne i gëzohemi kësaj, por kërkesat tona janë tjera. E vlerësoj angazhimin e presidentes, por për fat të keq greva do të vazhdojë. Ajo na luti që ta ndërpresim grevën, por ne i thamë se për hir të fëmijëve e shpëtuan vitin e kaluar shkollor ”, u shpreh Jasharaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.