UBT

Rektori Edmond Hajrizi u takua me drejtuesit e Universitetit të Varshavës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi zhvilloi një vizitë në Universitetin e Varshavës në Poloni.

Në takime me drejtuesit e këtij universiteti, u diskutua lidhur me rrjedhën e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Varshavës dhe UBT-së, të cilat kanë një bashkëpunim tashmë disa vite me radhë në shumë fusha.

UBT

Gjithashtu, në takime u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit aktual edhe në shumë fusha të tjera me interes për studentët dhe mësimdhënësit e të dy institucioneve.

Siç dihet, në UBT dhe Universiteti i Varshavës prej vitesh ofrojnë programe për studime bachelor dhe master në fushën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare./rajonipress/