Fundamenti

Mustafa: Askujt s’i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se ky sulm është sulm ndaj pavarësisë së Kosovës pasi që Kuvendi, siç u shpreh ai, është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, i cili, sipas raportimeve zyrtare të Policisë së Kosovës, mësohet të jetë sulmuar me një mjet shpërthyes nga distanca.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se ky sulm është sulm ndaj pavarësisë së Kosovës pasi që Kuvendi, siç u shpreh ai, është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik.

“Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë”, ka thënë Mustafa.

Fundamenti

Ai ka ftuar organet e rendit që të punojnë në zbardhjen e këtij rasti të cilin kryeministri e cilësoi si “shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar” si dhe ka ftuar edhe qytetarët që ta japin ndihmesën e tyre.

“Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë”, ka theksuar Mustafa.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.